Beqiri e Krasniqi drejtuan ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane

02 nëntor 2022 | 15:13

Gjyqtarët e hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar të martën mbrëma ndeshje të fazës grupore të Ligës Evropiane për hendbollistë.

Dyshja vushtrriase drejtoi ndeshjen RK Nexe – Balatonfuredi KSE që u luajt në Nashice të Kroacisë. Fitore të thellë, 37:23, shënoi skuadra kroate, Nexe. Balatonfuredi është skuadër nga Hungaria.

Për delegat, Beqiri e Krasniqi e kishin Marjan Nachevskin nga Maqedonia e Veriut. Beqiri e Krasniqi, por edhe gjyqtarët tjerë kosovarë me thirrje të EHF-së, po delegohen nga java në javë në ndeshje të kupave evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim anëtarët…