Berisha, afër zyrtarizimit te Empoli

28 gusht 2023 | 15:47

Etrit Berisha pritet që t’i bashkohet Empolit. Klubi italian po kërkon të nënshkruajë me portierin shqiptar pas lëndimit të Elia Caprile, i cili do të mungojë për së paku dy muaj.

Sipas “TMW”, Berisha tashmë ka marrëveshje me Empolin dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet. 34-vjeçari do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit edhe për një vit të dytë.

Reprezentuesi i Shqipërisë është pjesë e Torinos dhe ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. Megjithatë, mungesa e madhe e minutave besohet se po e shtyn drejt largimit.

Empoli do të jetë klubi i pestë italian në karrierën e Etrit e Berishës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen mori lajm të mirë, pasi kapiteni dhe lideri…