Manaj kërkohet në Serie A
26 nëntor 2026
| 12:38
Skuadra e Lecce ka shprehur menjëherë interesim për sulmuesin shqiptar, Rey Manaj.
Manaj këto ditë u largua zyrtarisht nga Sivasspori, një largim i befasishëm por që ndodhi për shkak të mos-pagesave.
Sulmuesi “kuqezi”, i cili tashmë është lojtar i lirë është gati për një aventurë të re.
Siç raportohet, skuadra italiane nga Serie A, Lecce ka shprehur interesim për sulmuesin shqiptar.
Manaj do të dëshironte një kalim të tillë dhe e njeh shumë mirë Serie A-n, pasi në të kaluarën ka luajtur për Interin, Pisan e Pescaran.



