Dita e ndeshjeve: 36 përballje zhvillohen sot në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës
E enjtja sjell një tjetër mbrëmje të ngjeshur të futbollit evropian, me gjithsej 36 ndeshje që do të zhvillohen në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Në Ligën e Evropës në program është xhiroja e pestë, ku vëmendja do të jetë te disa përballje interesante, si Crystal Palace-Real Sociedad dhe Olympiacos-Milan, si dhe ndeshjet e skuadrave të mëdha që synojnë të bëjnë hapin e radhës drejt fazës së eliminimit direkt.
Ndërkohë, në Ligën e Konferencës zhvillohet xhiroja e katërt, me 18 ndeshje të tjera në program. Në mesin e skuadrave që zbresin në fushë është edhe Egnatia, që përballet me Lincoln Red Imps, në një tjetër sfidë të rëndësishme për klubin shqiptar në arenën evropiane.
Në mesin e dueleve më interesante të mbrëmjes në Ligën e Evropës veçohen, Celta Vigo-Bournemouth, Dinamo Zagreb-Bayer Leverkusen, si dhe Juventus-Omonia. Në fushë do të zbresin edhe klubi si Besiktas, Benfica, Marseille, dhe skuadra të tjera që synojnë të përmirësojnë pozitat e tyre në tabelë.
Në anën tjetër, Liga e Konferencës premton përballje po aq interesante, me Brighton-Universitatea Craiova, Hearts-Monaco, Borac-Atalanta, Gent-Crvena Zvezda dhe Freiburg-Tëente ndër ndeshjet që pritet të tërheqin vëmendje.
Vëmendje të veçantë për tifozët shqiptarë do të ketë edhe sfida Egnatia-Lincoln Red Imps, ku skuadra nga Rrogozhina do të kërkojë një rezultat pozitiv në këtë fazë të garës, me ndeshjen e programua nga ora 18:45 në “Arenën Kombëtare”.
Të gjitha ndeshjet e ditës premtojnë një mbrëmje të mbushur me futboll, rivalitet dhe emocione në dy kompeticionet evropiane. /Telegrafi



