Berisha: Duam fitore ndaj Bullgarisë

22 mars 2019 | 18:16

Bernard Berisha është paraqitur në pjesën e dytë ndaj Danimarkës në miqësoren që përfundoi 2-2.

Mesfushori ofensiv ka thënë se Kosova duhet të luajë për fitore në ndeshjen e parë të kualifikimeve për “Euro 2020” ndaj Bullgarisë.

“Bëmë një ndeshje të mirë ndaj Danimarkës. Shpresoj të bëjmë mirë edhe ndaj Bullgarisë sërish. Ndeshja me Bullgarinë do të jetë ndryshe, por normalisht se do të futemi në fushë për të marrë fitore”, ka deklaruar Berisha.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur Gareth Bale e Cristiano Ronaldo luanin së bashku te…