Berisha edhe zyrtarisht pjesë e Empolit

30 gusht 2023 | 10:49

Etrit Berisha është zyrtarisht lojtari më i ri i Empolit. Portieri i kombëtares shqiptare largohet nga Torino për të nisur një aventurë të re në Toskanë.

Pas Lazio, Atalanta, Spal dhe Torino, Berisha do të mbrojë portën e Empolit në kampionatin italian.

Tek Empoli gardiani kuqezi do të bashkohet me dy lojtarë të tjerë shqiptarë,  Ismajlin dhe Shpendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Arbër Hoxha ka njoftuar se është pajisur me pasaportë…