Berisha: Ju tregoj si kualifikohemi

12 tetor 2018 | 18:13

Etrit Berisha u aktivizua për 90 minuta gjatë miqësores me Jordaninë, duke u rikthyer në rolin e titullarit. Portieri i Atalantës është paraqitur në konferencën për shtyp dhe ka folur për miqësoren e së mërkurës dhe ndeshjen me Izraelin në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e Panuccit do të përballen me ekipin izraelit ditën e diel në transfertë, ndërsa Berisha mendon se edhe një barazim në këtë ndeshje nuk është rezultat i keq.

“Mundësitë janë reale, duke marrë parasysh edhe lojën e djeshme. E pamë se është skuadër e fortë, por mundësitë janë reale që të marrim rezultat pozitiv. Po ashtu, duke marrë parasysh që Izraeli fitoi dje, i bie që, nëse marrim rezultat pozitiv, ndeshja me Skocinë do të vlejë pak. Jemi të motivuar dhe e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje”, ka thënë Berisha, i cili ka treguar se është i qetë dhe se po punon shumë.

Lidhur me skuadrën e Izraelit, Berisha ka deklaruar: “E kemi ndjekur të gjithë bashkë ndeshjen e Izraelit. Në pjesën e parë dominoi më tepër Skocia, ndërsa në pjesën e dytë Izraeli kishte kurajë dhe krijoi shumë raste dhe arriti ta fitonte ndeshjen në fund. E njohim kundërshtarin se ka kualitet, por dhe ne po rritemi si skuadër dhe kjo ndeshje do të jetë një nga sfidat deçizive për të dalë të parët e grupit. Barazimi nuk do të ishte i keq, por them se ndeshja deçizive do të jetë me Skocinë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 mijë euro për renovimin…