Berisha: Ka mbetur të sqarohet vetëm si i kanë shpenzuar parat e GEN-it Kurti e Osmani

23 shkurt 2023 | 14:28

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka komentuar vendimin e shkallës së dytë të gjykatës sllovene për të rrezuar ankesën e ambasadorit Martin Berishajt.

Në “Facebook”, Berisha ka shkruar se gjykata ka vendosur se lajmet për aferën e Berishajt nuk janë shpifje.

Sipas tij, tani ka mbetur të sqarohet vetëm se si i kanë shpenzuar parat e GEN-it, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani në fushatë zgjedhore.

“Gjykata në Slloveni paska vendosur në shkallën e dytë se lajmet për sekserin Martin Berishaj nuk janë shpifje. Tash ka mbetur vetëm me sqaruar, miliona € të marra nga GEN-i i Serbisë, si i ka shpenzuar në fushatën për me ardhen në pushtet Albini me Vjosën?! Propaganda shpifëse e linçuese kundër eksponentëve të UÇK-së dhe rivalëve politikë e përgatitur në kuzhinat e Beogradit, u përkthye dhe u plasu për opinion nga hienat e rrjeteve sociale dhe media të shitura për trushpëlarët të cilëve me kaçavidë nuk ju gjendet truri”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar kallëzime penale për…