Berisha kërkon marrëveshje për grevën dhe fillimin e mësimit

22 shtator 2022 | 16:23

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka kërkuar që arrihet marrëveshja një mes të qeverisë Kurti dhe SBAShK-ut, në mënyrë që të hënën që fillojë mësimi në të gjitha shkollat.

“Deri të hënën do të duhej të fillojë mësimi, të arrihet marrëveshja në mes sindikatës dhe grevistëve me qeverinë Kurti. Uroj gjithmonë, që kryeministri të mos këshillohet me inatin, ndaj kësaj që lajmërova!? Mosgjetja e zgjidhjes, nuk ishte nga mungesa e kapaciteteve financiare për të përmbushur kërkesat sindikaliste por taktizim i qeverisë dhe ministrisë përkatëse, për të fituar në kohë, ngase sipas informatave të konfirmuara nga tereni, ende nuk ka pasur ditar dhe as tekste shkollore për shumicën e klasave, deri me sot”.

“Uroj që ky mosfillim i procesit mësimor, që është krimi më i rëndë që mund të bëhet ndaj nxënësve, të mos jetë taktizim i koordinuar. Vlerësoj së prolongimi i tillë më shumë ka pasur për qëllim nxitjen e konfliktit sindikata, prindër e mësimdhënës për ta kapur edhe ketë mekanizëm. Por, kjo është në vazhdën e veprimeve anti-shtet dhe anti-komb, për të mbuluar dështimin në qeverisje dhe administrim, në ketë rast të arsimit, të mashtruesve patologjik në pushtet”, është shprehur Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është…