Berisha merr nënshtetësinë australiane

13 dhjetor 2018 | 10:12

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, ka marrë nënshtetësinë e Australisë pasi javën e kaluar ka kompletuar formalitetet në Melbourne.

Berisha i dha fund qëndrimit katërvjeçar te Melbourne Victory për ta provuar fatin në ligën japoneze me ekipin Sanfrece Hiroshima.

Sulmuesi që theu çdo rekord të golave në Australi ka edhe një vit kontratë me klubin japonez, por mungesa e paraqitjeve ka nisur raportimet se sulmuesi i Kosovës mund të jetë në lëvizje përsëri. Gjatë karrierës në Australi, Berisha ka realizuar 116 gola në 184 paraqitje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët në Shqipëri protestuan ditën e mërkurë në dy fronte,…