Berisha, MVP i javës

10 shkurt 2020 | 12:59

Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha është zgjedhur Lojtari i Javës së 25-të i Supërligës së Kosovës në basketboll.

Berisha shënoi 25 pikë, kishte katër kërcime e pesë asistime në fitoren e Verdhezinjëve ndaj Bashkimit me rezultat 103:80. Berisha është në top formë me Pejën, një lajm i mirë edhe për Kosovën, para dy dueleve me Kosovën, ndaj Islandës më 20 shkurt dhe Luksemburgut më 23 shkurt.

Kujtojmë se lojtari i Javës zgjedhet nga kompania Kutia, që mirëmban statistikat Live të ndeshjeve të Superligës. Lojtari i Javës zgjedhet në bazë të pikëve të shënuara, kërcimeve, asistimeve dhe topave të vjedhur.

Ndërkohë, top-shënuesit më të mirë të xhiros së 25-të ishin: Dardan Berisha i Pejës me 25 pikë, Dayon Griffin i Feronikelit me 25, Valon Bunjaku i Golden Eagle Yllit me 24, Tamas Bruce i Lipjanit me 23 dhe Ty Nichols i Ponte Prizrenit me 21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fiknete Bejta nuk është më pjesë e Aleancës për Ardhmërinë…