Bërnabiq letër shteteve të botës: Prishtina po rrezikon rajonin

08 nëntor 2018 | 19:58

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq kërkoi në mbledhjen e Qeverisë që sa më shpejt të përgatitet teksti i një letre të cilën ajo planifikon t’ua dërgojë gjithë homologëve të saj në botë, përmes së cilës do t’i paralajmërojë ata për rrezikimin e paqes dhe stabilitetit në rajon nga ana e Prishtinës.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Serbisë, letra e kryeministres serbe do të nxjerrë në pah “vendimet dhe sjelljet e institucioneve në Prishtinë, të cilat shkelin të gjitha marrëveshjet e arritura, iniciativat rajonale dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat vetë i kanë miratuar përfshirë edhe Kushtetutën e Kosovës” .

Me këtë letër Qeveria serbe thotë se do të “tërheqë vëmendjen dhe individualisht t’i paralajmërojë vendet për kërcënimin e paqes dhe stabilitetit rajonal nga ana e Prishtinës si dhe shembjen e qëllimshme të atmosferës së dialogut në një kohë kur Serbia po bën përpjekje maksimale për ta intensifikuar atë me qëllim të paqes afatgjate në këtë pjesë të Evropës”.

“Kryeministrja Bërnabiq ka theksuar nevojën e komunikimit me gjithë partnerët në botë në mënyrë që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës në të cilën Serbia zhvillon dialogun”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përfunduar takimin me përfaqësuesen…