Bërnabiqi shmang përshëndetjen me Kurtin para samitit në Berlin

03 nëntor 2022 | 10:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qeshur me batutat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe është dukur në disponim të mirë para hapjes së Samitit të radhës për Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet sot në Gjermani, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kurti ka hyrë në sallën ku po mbahet ky samit dhe është ulur pranë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Para takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka ecur përreth tavolinës së rrumbullakët për t’i përshëndetur të pranishmit, me përjashtim të kryeministrit të Kosovës.

Pamjet nga minuta 01:15:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani do të mundohet ta mbyllë me faqe të bardhë…