Bernardo Silva drejt Atletico Madridit, Juventusi humb garën për portugezin

21 maj 2026 | 13:16

Mesfushori portugez Bernardo Silva është gjithnjë e më pranë kalimit te Atletico Madrid, raportojnë mediet spanjolle dhe italiane. Sipas raportimeve të fundit, klubi madrilen ka bërë hapa të mëdhenj drejt marrëveshjes finale me ish-yllin e Manchester City.

Fillimisht, Juventus konsiderohej favorit për transferimin e 31-vjeçarit, por situata e paqartë e bardhezinjve për kualifikimin në UEFA Champions League duket se ka ndryshuar gjithçka. Mediet italiane raportojnë se mungesa eventuale në Champions do ta vështirësonte shumë pagesën e pagës së lartë të portugezit.

Në garë ishte edhe Barcelona, por sipas raportimeve nga Spanja, katalunasit nuk e kanë prioritet transferimin e Bernardos për momentin.

Trajneri Diego Simeone besohet se e sheh Bernardon si përforcim ideal për mesfushën dhe sulmin, duke vlerësuar eksperiencën e tij pas nëntë viteve te City, ku fitoi gjithçka në Angli dhe Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ndaj Ministrisë…