Besa Famgas e Rahoveci me fitore të thella

01 tetor 2023 | 16:18

Besa Famgas nuk ka hasur në rezistencë në ndeshjen ndaj Deçanit. Të shtunën në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së hendbollistëve, kampioni aktual fitoi me rezultat 41:23. Pas pjesës së parë të ndeshjes në Pejë rezultati ishte 23:11.

Igor Chieselov u dallua me 12 gola te Besa. Tetë gola i shtoi Arbios Mushkolaj.

Te Deçani më efikasi ishte Florian Rexha me tetë gola. Fitore të lehtë shënoi edhe Rahoveci ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

“Vreshtarët” fituan me rezultat 42:24. 26:10 ishte rezultati pas 30 minutave lojë.

Granit Kadiri i shënoi 11 gola për Rahovecin, ndërsa shtatë i shënoi Mali Luzha. Ardi Halili shënoi tetë gola për Vëllaznimin, derisa Labinot Kërleshi shënoi pesë gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova ka shënuar për epërsinë e Lille ndaj Le…