Besa Famgas fillon mbrojtjen e titullit në Mitrovicë

23 gusht 2019 | 15:30

Të premten është tërhequr shorti për edicionin 2019\2020 të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kampionati i ri fillon në mes të muajit shtator, kurse ndeshjet e javës së parë luhen më 14 e 15 shtator. Kampioni aktual, Besa Famgas e fillon mbrojtjen e titullit me ndeshjen ndaj Trepçës në Mitrovicë.

Fituesi i Kupës, Kastrioti, në xhiron e parë e pret Vushtrrinë në Ferizaj. Tri ndeshjet tjera të javës së parë janë: Drita – Prishtina, Vëllaznimi – Llapi dhe Prizreni – Drenica.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës…