Besa pëson për një gol, kualifikimin e kërkon në Pejë

30 tetor 2022 | 21:12

Besa Famgas e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Në Helsinki të dielën, kampionia kosovare humbi me rezultatin e ngushtë, 28:27 nga skuadra IFK Handball Helsinki. Besa ishte duke udhëhequr pas pjesës së parë, 13:12, por vendasit shfaqën më shumë në pjesën e dytë.

Kështu vendimtare do të jetë ndeshja e kthimit që luhet pas një jave në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Te Besa Famgas janë të vendosur për të kaluar në raundin e tretë.

Pejanët e nisën ndeshjen mirë dhe krijuan epërsi deri në pesë gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë rezultati ishte kryesisht i barabartë, por vendasit ishin më shumë në epërsi. Krijuan epërsi deri në katër gola, por Besa u afrua në vetëm një gol në fund, 28:27.

Egzon Gjuka i shënoi 8 gola nga 14 tentime. 5 gola nga 5 tentime i shënoi Jon Vokshi, kurse Victor Alonso realizoi 5 gola nga 7 tentime. Ivan Mariq i shënoi 4 gola nga 8 tentime. Arti Luzha i kishte 8 pritje, kurse Flakrim Beqiraj i kishte 4 pritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore bindëse ndaj Rahovecit me…