Fitorja e katërt radhazi për Yllin, humbja e shtatë për Rahovecin

30 tetor 2022 | 21:08

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore bindëse ndaj Rahovecit me shifrat 109:59 (19:11, 35:10, 27:18, 28:20), në xhiron e tetë të Prince Caffe Superligës.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për kampionët e Kosovës, ndërsa humbja e shtatë radhazi për Vreshtarët, që fitoren e vetme e kanë pikërisht ndaj therandasve.

Ylli dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar dhe më bindësen në këtë edicion. Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, ku qysh në fillim kishin shtatë pikë epërsi, 12:5, ndërsa gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 19:11. Dallimi më i madh dhe vendimtare u bë në periudhën e dytë. Therandasit ishin të jashtëzakonshëm në këtë pjesë, duke rritur epërsinë minutë pas minute, ndërsa shkuan në pushim me epërsi të thellë, 54:21.

Kampioni i Kosovës dominoi edhe në pjesën e dytë, që nuk kishte shumë histori dhe triumfuan bindshëm me 50 pikë dallim, 109:59.

Te Ylli u dalluan Rashun Davis me 21 pikë e tetë asistime, Henrik Sirko me 20 pikë e pesë asistime dhe Bashir Ahmed me 18 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Rahoveci më i miri ishte Jahi Carson me 18 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i heroit Xhevat, Bear Berisha përmes një njoftimi në…