Beshiktashi kërkon Xhakën

30 maj 2020 | 14:16

Një lajm i madh vjen nga Turqia për futbollistin e kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka. Beshiktashi ka hedhur grepat në ekipin e Baselit për të bindur futbollistin tonë që t’iu bashkohet në merkaton e verës.

Trajneri Sergen Yalcin e ka në listën e dëshirave dhe në krye të objektivave të merkatos. Xhaka shihet si njeriu i duhur për të mbledhur mesfushën e bardhezinjëve pa harruar faktin se 29-vjeçari është një lojtar polivalent. Beshiktashi ka disa emra në listën e dëshirave, por duket se Xhaka është më i pëlqyeri.

Shqiponja kuqezi ka luajtur 33 ndeshje këtë sezon me klubin e tij dhe ka dhuruar 3 asistime. Lëvizja mund të jetë e vështirë vetëm për faktin se Xhaka është shumë i lidhur me Baselin sepse luan prej një jetë me këtë klub.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe ndërtimit e…