Besim Aliti merr një detyrë të rëndësishme nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar

12 dhjetor 2022 | 15:13

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Aliti, është emëruar në një tjetër pozitë të lartë në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të ICMG-së, të mbajtur të shtunën në Prishtinë, Aliti është caktuar kryetar i komisionit vlerësues dhe koordinues për Lojërat Mesdhetare në rërë 2027.

Është ky komisioni më i lartë në udhëheqjen dhe raportimin e garave për LM 2027. Aliti është anëtar edhe i komisionit të programit të sporteve të Lojërave Mesdhetare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që prej largimit të kryetarëve të komunave veriore nga postet…