Besnik Kada: Nazmi Muzlijaj, heroi ynë i madh, sa Rrasa e Zogut!

17 korrik 2026 | 19:40

Sot, 28 vite më parë, në një betejë të pabarabartë, u përjetësove për të mos vdekur kurrë. Së bashku me Artonin dhe Nimanin, u bëtë lulet e Dardanisë që nuk do të vyshken kurrë. Pa ju, liria nuk ka emër e as kuptim.

Do t’ju kujtojmë ndër breza, sepse jeta dhe vepra juaj atdhetare e dalëzotëse janë të skalitura përgjithmonë në Panteonin e heronjve dhe intelektualëve trima, ndër më të rrallët që ka nxjerrë kombi ynë.

Nazi ynë i mirë, mburrem dhe krenohem që pata fatin të bashkëveproj me ty deri një ditë para rënies sate heroike. Qëndrove përballë  furtunave pa u trembur kurrë si një lis i Malësisë Dardane, i palëkundur përballë armikut, duke u bërë shembull i përjetshëm i guximit, dinjitetit dhe dashurisë për atdheun.

Lavdi e përjetshme Heroit Nazmi Muzlijaj,

Lavdi Arton Zogaj dhe Niman Demaj si dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë!

Në kujtim të bashkëluftëtarëve nga Besnik Kada

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një hajdut shqiptar që po përpiqet të shmangë dëbimin nga…