Besnik Krasniqi: E dua titullin me Ballkanin

09 prill 2020 | 17:17

Pandemia e madhe botërore “COVID-19” i ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive në vendin tonë.

Superliga e Kosovës në futboll poashtu është në pauzën e saj të detyrueshme nga kjo pandemi. Skuadrat e Superligës i kanë ndaluar të gjitha aktivitetet e tyre kolektive, andaj futbollistët po shfrytëzojnë vetëm stërvitjet individuale.

Një gjë të tillë po e bën edhe mbrojtësi i FC Ballkanit, Besnik Krasniqi. Ai është deklaruar për GazetaBlic, ku tha se këto stërvitje janë më të vështira dhe më pak atraktive në raport me stërvitjet kolektive me skuadrën.

“Mendoj që po shkon çdo gjë mirë, jemi duke punuar shumë po stërvitemi çdo ditë vetëm me urdhëra të trajnerit. Ne po mundohemi sa më shumë që ta mbajmë formën, por them të drejtën është ma e vështirë të ushtrohet kështu pa skuadër, pa shokë nuk është e njëjta si me ekipin. Shpresoj të kaloj sa më shpejt kjo dhe të kthehemi në normalitet, sepse po më mungon shumë futbolli”, ka thënë fillimisht Besnik Krasniqi.

Ai gjithashtu u pyet nëse kjo pauzë do të ndikojë negativisht tek skuadrat e Superligës, ku tha se do të ndikojë tek të gjitha skuadrat por shpreson që në fund skuadra e tij të triumfojë në garën për titullin kampion.

“Mendoj që do të jetë për të gjitha skuadrat e vështirë por ne do të gjejmë forcën dhe të punojmë të gjithë së bashku, ne duam ta vazhdojmë dhe të përfudojmë këtë edicion të Superligës si kampion” përfundoi me deklaratën e tij Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se…