Besoj se do të arrijmë ta parandalojmë grevën

10 janar 2019 | 08:14

Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë(MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka bërë me dije se janë duke punuar për ta gjetur zgjidhjen e duhur për taparandaluar grevën e SBAShK-ut të paralajmëruar më14 janar.

Ai ka thënë se, përveç ndaljes së grevës,qëllimi i MAShT-it është edhe realizimi i kërkesave të SBAShK-ut, përkatësisht ngritja e koeficientit për mësimdhënës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Bytyqi ka deklaruar se me ngritjen e koeficientit dhe përcaktimin e të ardhurave të mësimdhënësve në karrierë nuk do të ketë nevojë për grevë.

Ai ka thënë se gjendja në sistemin arsimor në Kosovë nuk është e mirë por, sipas tij, tashmë janë marrë hapa konkretë dhe pritet rritje graduale e cilësisë në arsim.

Sa iu përket shkollave profesionale, ministri Bytyqi ka thënë se në këtë vit do të fillojë një etapë e re.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtarët e UÇK-së po vazhdojnë të marrin ftesa na Gjykata…