BETEJA NË MALËSINË E ZHEGOCIT HALLKË E MADHE NË ZINGJIRIN E LUFTËS SË UÇK KUNDËR SERBISË PUSHTUESE

16 prill 2021 | 14:01

Ismet Sylejmani

Malësia e Zhegocit më 16 Prill 1999, ishte gdhirë e vrarë dhe e plagosur, e djegur dhe e bërë shkrumb e hi pas rrethimit të madh, me rrathë të hekurt të ushtrisë e të policisë kriminale pushtuese serbe!

Këtë fshat të lavdishëm, arenë të luftimeve të mëdha të 15 Prillit 1999, në mes luftëtarëve të UÇK-së dhe ushtrisë e policisë serbe, e kishte mbuluar aroma e lirisë dhe e kishte pllakosur heshtja e vrarë, sepse kishin rënë në fushëbetejë luftëtarë me armë në duar, Heronjtë e parë të Kombit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, të pavdekshmit Pajazit Ahmeti e Alban Ajeti, gjithashtu kishin rënë në pritë, në mision ushtarak të luftës së UÇK-së, Heronjtë e Kombit, të pavdeshmit, bashkëshortët Tefik Zymberi e Hanëmshahe Abdullahu – Zymberi, por edhe ishin vrarë e plagosur, shumë banorë të pafajshëm të fshatit Zhegoc dhe të fshatrave për rreth të malësisë!

Më 15 prill 2021 u mbushën 22 vite nga beteja më e madhe e luftës së armatosur frontale që është zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e Zonës Operative të Karadakut në Komunen e Gjilanit!

Në Betejn e madhe dhe të lavdishme të Zhegocit, përpos që është zhvilluar një nga betejt më të mëdha në mes njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarisë e policisë, vullnetarëve dhe paramilitarëve qetnik serb, aty jo vetëm kanë rënë më së shumti dëshmorë në numër nga e gjithë Zona Operative e Karadakut, por edhe është bërë edhe terror i pamëshirshëm mbi popullësinë civile dhe duarthatë shqiptare!

Beteja e Zhegoct, ka pasur të veçantat dhe të përbashktat e saja që e dallojnë nga betejat tjera të mëdha në nivel të Kosovës!

E veçanta ishte, sulmi serb, kishte mision këmbëngulës, të shfarosej me çdo kusht çdo gjurmë e UÇK-së, dhe të asgjesohej në embrion dalëzotsjane e popullit shqiptar të Kosovës edhe në Anamoravë!

Asnjëra nuk u arrit, ndonëse goditja për Zonën Operative të Karadakut të UÇK-së ishte me humbje të mëdha, por dëshira për luftë të armatosur kunder pushtuesit, jo vetëm nuk u shua, por ajo pësoi rritje e morri hov të madh!

Ofansiva serbe, mbi pozicionet e UÇK-së, jo betëm ishte e madhe, por ishte edhe e pamëshirëshme dhe brutale edhe ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare që ishte duarthatë, por edhe që ishte në ikje e largim të tmershëm e lemeritës, sepse njesitet vrasëse dhe skuadronet gjenocidale serbe në hapsirë të gjerë rrethimi të madh, ishin potencial për gjenocid e masakra, sikur ajo e Sllovisë që ndodhi të nesermen, pas ofenzivës!

Beteja heroike e madhe dhe e lavdishme, ishte paralajmërimi monumental dramatik, se njësitet  luftarake çlirimtare të Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin përballë situatave të jashtëzakonshme, të cilat sa ishin të vështira aq ishin edhe të mireseardhura, sepse ishin liridashëse!

Zhegoci ky fshat hero i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së!
Ndeshja frontale e 15 Prillit 1999, ishte betejë e madhe, monument legjendarë i Zonës tonë!
Kishte luftëtarë e komandantë të mëdhenj çlrimtarë të UÇK-së në atë fushëbetejë!
Zhegoci ishte paralajmërimi më i madh dhe serioz, se Serbisë pushtuese i ishte vënë kufiri edhe në Zonën Operative të Karadakut, ashtu sikur edhe në Zonat tjera të lavdishme të UÇK-së në tërë Kosovën!
Istikamet e luftëtarëve të UÇK-së, ishin barikada e parë publike e cila i thoshte ndal Serbisë pushtuese!
Krismat e pushkëve të para të luftëtarëve e komandantëve, Heronjëve të Kombit Pajazit Ahmeti dhe Alban Ajeti e të shokëve e bashkëluftëtarëve të tyre, ishin krismat e mëdha jehona e te cilave bashkohej, bashkë bombat dhe raketat e NATO-s, që qëllonin dhe godisnin kudo uniformën ushtarako-policore serbe, kazermat dhe objektet e rëndësisë së veçantë të aparatit totalitar shtypës e shfrytëzues, gjenocidal e masakrues, ushtarak dhe policor të Serbisë pushtuese!

Gjaku i derdhur lumë për liri, rëniet heroike ballë për ballë të ushtarëve e komandantëve trima e sypatrembur të UÇK-së!
Plagët dhe gërvishjet, djersa dhe mundi, të ushtarëve luftëtarë të lirisë, rezistenca e madhe e popullit trim e heroik, ndihma e madhe dhe vendimtare e Nënë Shqipërisë dhe e aleatëve tanë të mëdhenj SHBA e shtete tjera, dhe NATO quan në çlirimin definitiv të Kosovës dhe pavarësinë e saj nga Serbia pushtuese!
Lavdi gjakut të derdhur për liri!
Lavdi e përjetshme Epopesë së Zhegocit!

Ish- Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së
Prishtinë, 16 Prill 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga e hëna ka spekulime në Slloveni, Kroaci dhe…