Betohet kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi

07 dhjetor 2020 | 11:21

Në seancën e sotme solemne në Kuvendin Komunal të Podujevës është betuar kryetari i ri i komunës, Shpejtim Bulliqi.

Seanca ka filluar me himnin kombëtar dhe atë shtetëror, teksa Bulliqi u betua që bashkë me kabinetin e tij do të jenë të përgjegjshëm në detyrën dhe përgjegjësinë e dhënë nga qytetarët.

“Unë Shpejtim Nazmi Bulliqi betohem se do t’i kryejë detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat e mia si kryetar i Komunës së Podujevës me nderë, besnikëri në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin. Në mënyrë që të sigurojë kushtet për jetesë më të mirë për të gjithë”, ka thënë gjatë betimit kryetari i ri i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, raporton “Epoka e re”.

Ai ka dhënë premtimin se do të punojë me të gjithë qytetarët e Podujevës pa dallim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas katër vjetësh e gjysmë ka ardhur momenti i ndarjes…