Bideni rrit avantazhin përballë Trumpit

04 nëntor 2020 | 21:31

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve presidenciale në ShBA është duke vazhduar.

Kandidati demokrat, Joe Biden, është duke prirë përballë kundërkandidatit, Donald Trump, i cili është president i vendit.

Derisa numërimi është duke vazhduar Biden e ka thelluar avantazhin, ku tash numëron 237 vota elektorale kundrejt Trump që ka 214 sish.

Biden prin edhe me votë popullore.

Ai tash ka në “arkën” e tij 69 milionë e 638 mijë e 664 vota apo 50.3 për qind, ndërkaq Trump ka 66 milionë e 707 mijë e 55 vota, apo 48.2 për qind.

https://www.evropaelire.org/a/zgjedhjet-presidenciale-ne-shtetet-e-bashkuara/30926090.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar shtim të masave…