BIK: Në disa aplikacione telefonike kohët e namazit po llogaritën gabimisht

25 tetor 2021 | 21:25

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka bërë me dije se në disa aplikacione telefonike ka ndodhur një gabim, të gjitha kohët e namazit po llogariten gabimisht për 1 orë më herët.

Sipas BIK-ut, kohët e namazit do të jenë të njëjta deri të dielën e ardhshme, kur pritet që akrepat e orës të kthehen një orë prapa, raporton “Epoka e re”.

“Sqarim për kohët e namazit. Bashkësia Islame e Kosovës, duke parë shqetësimin e madh të disa besimtarëve myslimanë lidhur me kohët e namazit e sheh të udhës të sqaroj të gjithë opinionin se në disa aplikacione telefonike ka ndodhur një gabim ku të gjitha kohët e namazit po llogariten gabimisht për 1 orë më herët.

Bashkësia Islame e Kosovës, sqaron se kohët e namazit do të jenë të njëjta deri të dielën e ardhshme, kur pritet që akrepat e orës të kthehen një orë prapa”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

No photo description available.

Për më shumë Bashkësia Islame e Kosovës publikon edhe njëherë kohët e namazit për muajin tetor, ndërsa bashkangjitur gjeni edhe aplikacionin zyrtar që mund të shkarkoni në android.

Aplikacioni zyrtar i takvimit;
26 tetor 2021:
Imsaku: 05:21
Lindja e diellit: 06:56
Dreka: 12:24
Ikindia: 15:20
Akshami: 17:45
Jacia: 19:16

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për çështjet në Evropë…