Bilall Sherifi: Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend!

14 gusht 2018 | 23:19

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi.

I pari i shtetit ka thënë se është kundër lëvizjes së kufijve por është pro korrigjimit të tyre dhe njëkohësisht që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën.

Bilall Sherifi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit të Kosovës, mund të shpresojë të krijohet enkas për të një çmim i “Njeriut që asnjëherë nuk i pret sakica në një vend”!.

“Gjatë të ashtuquajturave “bisedime teknike” me Serbinë, Hashim Thaçi, në cilësinë e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, bëri përpjekje titanike që së bashku me kryeministrin e asaj kohe të Serbisë, Ivica Daçiqin të marrin çmimin Nobel për Paqë!
Të gjithë e dimë se në të njëjtën mënyrë siç dështuan “bisedimet teknike”, dështoi edhe përpjekja për të marrë çmimin Nobel për Paqë!

Përmes ndryshimit të qëndrimeve të veta, nga “Përmbyllja e dhembshme e fazës finale të dialogut me Serbinë” në të ashtuquajturin “Korrigjim të Kufirit pa i lëvizur aspak kufijtë”(!), Harrshim Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Kosovës, mund të shpresojë të krijohet enkas për të një çmim i “Njeriut që asnjëherë nuk i pret sakica në një vend”!”, ka shkruar Sherifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fluturimi i parë i "Air Albania" është tanimë çështje javësh.…