Bill Clinton, vizitë historike në Shqipëri | Nis ceremonia e pritjes para Kryeministrisë

03 korrik 2023 | 19:24

Vetëm pak minuta më parë ka nisur ceremonia zyrtare e mikpritjes së presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Clinton doli nga Kryeministria së bashku me kreun e qevberisë shqiptare, Edi Rama.

Ceremonia nisi me himnin e SHBA dhe himnin shqiptar.

Personi i parë që mori fjalën ishte këngëtarja Manjola Nallbati, e cila performoi para të pranishmëve.

Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë mbledhur qindra qytetarë, ku të pranishëm janë edhe eksponentë të politikës, diplomacive dhe besimeve fetare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka ndaluar katër persona të dyshuar për…