Biseda e Klintonit me Hashim Thaçin 23 vjet më parë

25 qershor 2022 | 10:16

Para 23 vjetësh, presidenti Bill Klinton, zhvilloi një bisedë telefonike me liderin politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, për demilitarizimin e UÇK-së.

Në dokumentet e mëposhtme ështe biseda origjinale e zhvilluar dhe e përkthyer ndërmjet dy liderëve, marrë nga arkivi i bibliotekës presidenciale “William Jefferson Clinton”.

Në këto stenograme, presidenti Klinton, e falënderon Hashim Thaçin, për rolin e tij konstruktiv në transformimin e UÇK-së në TMK dhe po ashtu shpreh zotimin se SHBA-ja, do të jetë përkrah Kosovës, në çdo proces që e formëson të ardhmen e saj.

Pra, biseda ndërmjet dy liderëve, e dokumentuar nga stenogramet (shih fotot më poshtë), paraqet rrugën e shndërrimit të UÇK-së, hap pas hapi, në një ushtri moderne dhe e gatshme, jo vetëm për ta mbrojtur Kosovën, por edhe për të dhënë kontributin e vet në ruajtjen e paqes dhe të jetë ndihmesë e aleatëve tanë euroatlantikë.

Ushtria e Kosovës, është vazhdimësi e UÇK-së dhe angazhimit tonë të gjatë për liri dhe pavarësi, por në këtë kuadër duhet theksuar rëndësinë e madhe që ka përkrahja amerikane, që Kosova ta formësojë të ardhmen e vet.

25 qershor, 1999-Memorandum për bisedat telefonike

Titulli: Bisedat telefonike me liderin kosovar, Hashim Thaçin

Pjesëmarrësit: Presidenti

Lideri kosovar: Hashim Thaçi

Interpretuesja: Lindita Imami

Marrësi i shënimeve: Lindita Imami

Data, Koha dhe Vendi: 20 qershor, 1999,

6:30 – 6:40 pasdite,

Hoteli ‘Hyatt’, Cologne, Gjermani

Presidenti Klinton: Përgëzime (Urime) për nënshkrimin e marrëveshjes për çmilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Jam shume i lumtur që ndodhi në të njëjtën ditë kur forcat serbe u tërhoqën plotësisht nga Kosova.

Lideri kosovar, Thaçi: Faleminderit. Është një nder që ju po na uroni për çmilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Për ne ka qenë një kompromis për të punuar drejt paqes dhe qëndrueshmërisë në Kosovë dhe rajon.

Presidenti: E di. Dhe jam mirënjohës për këtë. Mund të ju siguroj se ne do të bashkpunojmë plotësisht për të sjellë siguri, një forcë policore dhe vetë qeverisje për qytetarët e Kosovës. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Jam shumë i gëzuar që ne kemi mundur të ndërrojmë drejtimin e pastrimit etnik në Kosovë.

Lideri kosovar, Thaçi: Ky proces është po ashtu si rrjedhojë e përpjekjeve të juaja. Në të kaluarën ne kemi qenë të përkushtuar në procesin e paqes dhe do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar. Ne mund të garantojmë se do të respektojmë të drejtat e njeriut si dhe të drejtat e minoriteteve në Kosovë. Ne jemi të përkushtuar për të sjellë lirinë, paqen dhe demokracinë tek të gjithë grupet etnike në Kosovë. Gjithashtu, ne do të punojmë për një ekonomi të pastër dhe të hapur. Biseda jonë e sotme do të jetë si iniciativë drejt këtyre qëllimeve.

Presidenti: Deklarata juaj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve është shumë e rëndësishme. Pas vuajtjeve të njerëzve në Kosovë, veprimi i juaj për respektimin e këtyre të drejtave do të ju vërtetoj të gjithëve se premtimi ynë drejt jush është i drejtë. Miloseviç-i nuk është si të tjerët. Ne do të kemi një të ardhme të mirë. Mezi pres të të takoj ty dhe admiroj udhëheqjen tënde.

Lideri kosovar, Thaçi: Faleminderit zotri President. Beteja jonë e re që po na pret është kthimi i refugjatëve, rindërtimi, themelimi i shoqërisë civile dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të pastërta. Ne do t’a bëjmë këtë përmes mekanizmave tonë por gjithashtu edhe me ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Ju dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në punën dhe jetën tuaj.

Presidenti: Faleminderit. Mirë u pafshim.

Përgatiti: Dr.sc. Lulzim Nika

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zgjedhur që këtë fundjavë…