Bislim: Spanja i njeh pasaportat e Kosovës, qytetarët mund të udhëtojnë pa viza

06 janar 2024 | 15:19

“DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti”, kështu ka njoftuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Më tej, ai ka thënë se po jep vazhdon të jep lajme të mira “për qytetarët tanë dhe shtetin”

“Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka përfunduar duke thënë e këto lajme të mira  ndikojnë pozitivisht për qytetarët e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova renditet në vendin e 4-t në listën e investitorëve…