Blaku jep arsyet e rënies së natalitetit në Kosovë

21 qershor 2018 | 22:02

Kosova po përballet me rënie të popullsisë, sidomos viteve të fundit. Kjo vërtetohet si nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ashtu edhe nga shumë raporte ndërkombëtare.

Në një intervistë për “Rubikon” të “KTV”-së, Rifat Blaku, profesor i ekonomisë dhe demografisë, nënvizoi se sot shqiptarët lindin përgjysmë më pak se para 40 vjetësh.

“Sa më i zhvilluar të jetë shteti, sa më shumë të ketë të punësuara femra, shtimi natyror vjen duke rënë, duke u qetësuar dhe duke u stabilizuar. Kurse në periudhën e përparme ishte situatë shumë e rëndë në aspektin social dhe normat ishin si në shtetet e prapambetura të Azisë, Afrikës e Amerikës Latine. Aktualisht popullsia e Kosovës dhe përgjithësisht e kombit shqiptar ka arritur në një fazë e cila njihet si fazë e pjekurisë demografike”, theksoi ai.

“Ka rënë më dukshëm edhe mortaliteti si shkak i rregullimit të standardit shëndetësor”, shtoi ai.

Sipas tij, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, të dhënat demografike tregojnë se pas 30-40 vjetësh, këto vende do të preken me depopullim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në sfidën e…