Kroacia në 16 më të mirët, Argjentina buzë eliminimit

21 qershor 2018 | 21:58

Kroacia ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në sfidën e sotme ndaj Argjentinës, 0-3.

Me këtë fitore Kroacia ka siguruar kualifikimin në mesin e 16 ekipeve më të mira të botës, transmeton Koha.net. Përderisa Argjentina rrezikon të mos e kalojë as fazën e grupeve.

Ishte Ante Rebiq që kaloi kroatët në epërsi në minutën e 53 pas një gabimi të portierit argjentinas, Caballero.

Në minutën e 80 ylli i Real Madridit, Luka Modriq shënoi një supergol për epërsinë e dytë të kroatëve. Kurse golin e tretë e shënoi Rakitiq në minutën e 90+2, pas asistimit nga Kovaçiq.

Me gjashtë pikë nga dy ndeshje Kroacia është lider i Grupit D, Islanda e Argjentina kanë nga një pikë dhe Nigeria në vendin e fundit është pa pikë. Nesër luajnë Islandë – Nigeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka vazhduar edhe me të enjten me zhvillimin…