Blerta Deliu dhe Vlora Çitaku takojnë drejtorin e Investimeve të “Benedict Schule”, Arsen Shoshin

29 nëntor 2023 | 21:20

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratikë të Kosovës, Blerta Deliu dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ditë më parë kanë vizituar mergaten shqiptare në Zvicër.

Gjatë kësaj vizite Blerta dhe Vlora kanë takuar drejtorin e Investimeve të shkollës “Benedict Schule”, Arsen Shoshin. Kështu ka bërë të ditur deputetja Deliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Shqiptarët e suksesshëm janë kudo nëpër botë.  Një prej tyre është Arsen Shoshi menaxheri i shkollës “Benedict Schule” në Zvicër, të cilin bashkë me Vlorën e takuam sot para ndeshjes Zvicër – Kosovë.”, ka shkruar ndër tjera Blerta Deliu.

Njoftimi i plotë i deputetes Deliu:

Shqiptarët e suksesshëm janë kudo nëpër botë.  Një prej tyre është Arsen Shoshi menaxheri i shkollës “Benedict Schule” në Zvicër, të cilin bashkë me Vlorën e takuam sot para ndeshjes Zvicër – Kosovë.

Arseni dhe vëllau i tij Arbeni – kanë ngjitur majat e suksesit në shtetin Helvetik, duke dhënë shembullin ideal të  mërgimtarëve ambicioz e shumë punëtorë.

Krenarë 🙏🇨🇭🇽🇰

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Visar Korenica, deputet i Lëvizjes Vetëvendsoje, tha se kritikat i…