Blerta Deliu viziton Istogun, njoftohet me sfidat që kjo komunë u përballë me pandeminë Covid-19

07 qershor 2020 | 13:49

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka vizituar komunën e Istogut.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se Istogu ka përjetuar një përballje jo të lehtë me pandeminë Covid-19.

“Ka shënuar tetë raste të infektimit me virusin corona, por fal përkushtimit vetmohues të punëtorëve shëndetësor arrin ta menaxhojë këtë situatë me pasoja sa më të vogla”, ka shkruar Deliu.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare Mujë Osmanaj dhe stafi i tij e njoftuan deputeten e PDK-së me sfidat që u përballën në pikun e pandemisë, me sfidat aktuale dhe ato që i presin përgjatë tejkalimit të krizës shëndetësore.

“Përveç njohjës së përkushtimit dhe punës nën kërcënimin permanent, duke qenë të ekspozuarit e drejtpërdrejtë ndaj coronavirusit, mbështetjes morale dhe financiare për punën e pandërprerë përgjatë këtyre muajve, duhet t’i sigurojmë edhe për kushte më të mira të punës në të ardhmen”.

“Komuna e Istogut, sikurse gjitha komunat tjera, vuan dhe do t’i vuajë pasojat e pandemisë, sidomos në aspektin ekonomik. Një ndjenjë e përgjithshme e pasigurisë me përshtatjen në rrethanat dhe kushtet e reja socio-ekonomike të imponuara nga pandemia, si kudo në vend, mbizotëron edhe këtu. Hapat tanë institucional në përgjigje të realitetit të ri të krijuar mund të mohojnë këtë drojë të përgjithshme qytetare për një rikthim sa më stabil në normalitet”, ka thënë Deliu.

Ajo ka folur edhe për rolin aktiv që duhet të ketë Kuvendi, nëpërmjet formimit të një Komisiomi të veçantë që do të mbikqyrte menaxhimin e periudhës pas-pandemike, fondet e dedikuara për menaxhimin e kësaj faze në mënyrë që të ndahen mbi baza meritore si dhe do të ndihmonte, përkrah institucioneve tjera përkatëse, në lobimin ndërkombëtar për të përfituar fonde dhe donacione për menaxhimin e kësaj situate të re.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka bërë me dije…