Disa zona të Fushë Kosovës mbesin pa ujë deri në orën 16:00

07 qershor 2020 | 13:42

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka bërë me dije se për shkak të sanimit të gypit të ujit azbest me diametër “fi 200 mm” në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, janë detyruar të ndërkrejnë furnizimin me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 10:00 deri në 16:00.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendngjarje për të filluar me  sanimin e tij. Pa ujë të pijshëm do të mbeten tri zona të Fushë Kosovës: rruga ‘Nënë Tereza’  ana e majtë në tërësi nga rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, fshati Uglar dhe fshati Bresje. Intervenimet në riparimin e gypave me diametër të madh, pasojnë edhe me ndërprerje të furnizimit me ujë, për aq kohë sa zgjatë sanimi. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e Fushë Kosovës!”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se haja e…