Blinken arrin në presidencë, takon Begajn

15 shkurt 2024 | 15:05

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur ambientet e Presidencës shqiptare për t’u takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Blinken, arriti për vizitë njëditore në Shqipëri, më 15 shkurt, ku do të zhvillojë takime me krerë shtetërorë, me të rinj dhe afganët që po strehohen në këtë shtet.

Në Aeroportin e Tiranës, Blinken u prit nga ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani.

Kjo është vizita e parë e kryediplomatit amerikan në Tiranë dhe, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, ajo do të përqendrohet në të ardhmen e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili do të takohet me Blinkenin dhe do të kenë një konferencë të përbashkët për media, tha më herët se vizita e zyrtarit të lartë amerikan tregon se shteti shqiptar është ngritur në “një tjetër nivel” në pozicionimin e tij ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përvjetorin e 54-të të Universitetit të Prishtinës, rektori  Qerim…