Blinken: Kurtit i kërkova de-eskalim të menjëhershëm në Veri, plani 3-pikësh i BE-së është rruga përpara

27 qershor 2023 | 01:15

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka treguar se gjatë bisedës telefonike me kryemininstrin e Kosovës, Albin Kurti, këtij të fundit i ka kërkuar de-përshkallëzimin në Veri dhe zbatim të planit 3-pikësh të Bashkimit Evropian.

“Sot fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të nxitur de-përshkallëzimin në veri të Kosovës dhe një kthim të menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Plani me tre pika i BE-së është rruga përpara”, ka shkruar ai në Twitter.

Po ashtu Blinken ka njoftuar se ka biseduar edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të cilin e ka falënderuar për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia.

“Kam folur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç sot për të nënvizuar rëndësinë e uljes së menjëhershme të tensioneve. Ne mirëpresim lirimin e sotëm të policëve të Kosovës dhe vazhdojmë të mbështesim fuqishëm planin trepikësh të BE-së si rrugën më të mirë përpara”.

Albanianpost.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i degës së PDK-së, në Lipjan e kryetari i…