Bllokohen xhirollogaritë e Telekomit

26 tetor 2020 | 14:40

Të hënën janë bllokuar xhirollogaritë e Telekomit të Kosovës si pasojë e borxhit ndaj “Z-Mobile”. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj.

“Llogaritë janë bllokuar. Kjo është bërë me kërkesë të kompanisë ‘Z-Mobile’, si pasojë e borxhit”, ka thënë Balaj.

Po ashtu, xhirollogaritë e Telekomit ishin bllokuar, pasi kjo e fundit e ka humbur një rast në arbitrazh nga “Z-Mobile”. Përmbaruesit kanë bllokuar llogaritë, duke kërkuar shlyerjen e borxhit të përmbarimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka konfirmuar dorëzimin e Kadri Shalës, pronarit…