BMW-ja bëhet sponsore e Real Madridit, me “Audi”-n s’u morën vesh

24 qershor 08:55

Duke filluar nga 1 korriku, Audi, sponsori kryesor i Real Madridit që nga viti 2003, nuk do të lidhet më me madrilenët.

Pas dështimit për arritjen e një marrëveshjeje ekonomike në negociatat e zhvilluara nga drejtuesit madrilen dhe marka gjermane në fund të vitit të kaluar, kontrata e cila skadon më 30 qershor, nuk do të rinovohet nga të dyja palët.

Me Bernabeun e ri në horizont, klubi i bardhë do të rrisë edhe më tej fitimet e tij dhe Audi gjithashtu planifikon të reduktojë përfshirjen e tij në ekipet e futbollit në mënyrë që të përqendrohet kryesisht në Bayern Munich.

Audi, i cili ishte në nivelin e dytë të marrëveshjeve tregtare të Madridit, nuk do të jetë më sponsor 19 vjet më vonë, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, Los Blancos nuk do të kenë një sponsor më pak si pasojë e largimit të Audi.

Sipas informacioneve të marra nga MARCA, madrilen ka gjetur tashmë një zëvendësues për Audi dhe ka rënë dakord me BMW, i cili do të shërbejë si një nga sponsorët kryesorë të skuadrës dhe do të jetë përgjegjës për sigurimin e makinave për lojtarët e ekipit të parë.

Sponsori i ri do të zbulohet nga Madridi javën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen…