BOB DOLE MIK I MADH I KOMBIT TONË

06 dhjetor 2021 | 13:35

Ismet Sylejmni

Vizitës së delegacionit amerikan në krye me Senatorin Bob Dole, i paraprinë demonstratat dhe greva e minatorëve të Trepçës, greva e studentëve në palestrën e sporteve 1 Tetori(atëherë 25 Maji), demonstrata e organizuar nga LPRK me rastin e vizitë së delegacionit të parlamentarëve europian në Kosovë, mitingu i kriminelit Slobodan Millosheviq në Gazimestan, rënia heroike heroike e Udhëheqësit Organizativ të LPRK Afrim Zhitia e shkut të Tij Fahri Fazliu dhe Deklarata e 2 Korrikut!

Lajmi se ka ndrruar jetë Senatori Bob Dole, ka shkaktuar hidhërim të madh, dhembje e pikëllim të thellë!

Populli shqiptar i Kosovës është në dite zie!

Ka vdekur njëri prej miqëve më të mëdhenjë të Kosovës!

Ardhja e Senatorit Bob Dole, me senatorët tjerë Amerikan në Kosovë më 29 Gusht 1990, ishte ngjarja më madhore ndërkombëtare për popullin shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja!

Para se të vinte Bob Dole në vizitën e Tij historike në Kosovë, kishin ndodhur shumë ngjarje të mëdha!

Greva e Minatorëve të Trepçës, greva e studentëve dhe solidarizimi i tyre me minatorët, suprimimi i Autonomisë Krahinore të Kosovës, demonstratat kundër ndryshimeve kushtetuese, demonstrata para hotel Grandit me rastin e ardhjës së delegacionit të Parlamentit Europian, arrestimet, rrahjet, burgosjet dhe torturimet e mëdha dhe me 2 Nëntor të vitit 1989 lufta dhe rënia heroike në Breg të Diellit në Prishtinë e Udhëheqësit Organizativ të LPRK-së Heroit të Kombit Afrim Zhitia dhe shokut të Tij, Heroit të Kombit Fahri Fazliu!

Para ardhjës së Senatorit amerikan Bob Dole në Prishtinë doli edhe Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990!

Data e 29 Gushtit të vitit 1990 që shënon ardhjen historike të simbolit të miqësisë e të aleancës Amerikane me Kosovën, është kryengjarja ndërkombëtare më e madhja e Kosovës para fillimit të luftës së UÇK-së!

Senatori i SHBA-së Robert Dole në Kosovë u shëndërrua në legjendë!

Vizita e Senatorit Dole, i parapriu Shpalljes së Republikës së Kosovës pas më pk se 10 ditë në Kaçanik më 7 Shtator 1990!

LAMTUMIRË SENATORI LEGJENDAR E MIKU I MADH I POPULLIT SHQIPTAR BOB DOLE

Nuk ka pjestarë të popullit shqiptarë të Kosovës që nuk përulet e nuk nderon kontributin e madh kolosal të Senatorit legjendarë Bob Dole!

Por edhe jam i bindur thellë që shqiptarët e ardhëshëm nuk do ta harrojnë kurrë vizitën e parë të madhe dhe historike, e cili u bë fillimi i uraganit të mbështetjës, të përkrahjës, të ndihmës, të kontributit vendimtarë deri te bombardimi i NATO-s mbi Serbinë pushtuese!

Faleminderit për gjithëçka që ke bërë për popullin shqiptarë të Kosovës!

Populli shqiptar në shekuj, kurrë nuk ka me të harruar, e kurrë nuk ka me të heqë nga goja!
Historia e popullit shqiptarë, krahas Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit që kanë derdhur gjak për lirinë dhe çlirimin e Atdheut nga Serbia Pushtuese, Ty të ka në ballë të flamurit të mirënjohjes kombëtare e ndërkombëtare!

Sikur e djeshmja që të ka protagonist të historisë së paraluftës së Kosovës, edhe e ardhmja e popullit shqiptar ka për të të pasur mikun e parë të madh nga Amerika!

Dhembja për Ty është e madhe që ndjejmë!

Sikur të kishte mundësi edhe dhembjen do ta rrisnim, për të dëshmuar se sa shumë të kemi dashur e të duam, se sa shumë jemi të pikëlluar që të kemi humbur e që je ndarë nga kjo jetë, ndonëse gati një shekull ke qëndruar stoik!

Lamtumirë burrështetasi i Amerikës!
Lamtumirë miku e aleati i madh i popullit shqiptartë Kosovës!
Nderim e mirënjohje të pafund!

Prishtinë 6 Dhjetor 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organi Shqyrtues i Prokurimit do të vazhdojë të mbesë akoma…