Bogdani: Ja pse dështoi transferimin im te Roma

25 tetor 2020 | 13:39

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe shumë skuadrave në Itali, Erjon Bogdani ka bërë të ditur se në vitin 2007 ishte shumë afër kalimit te Roma.

Bogdani ka thënë se dështimi i kalimit të Shabani Nonda tek Galatasray e bllokoi transferim e tij në Romë.

“Kam qenë shumë pranë Romës në vitin 2007. Drejtori Sartori më pati thënë që mund të shkoja aty dhe ishte një gëzim i madh për mua, por në fund transferimi nuk u realizua. Prisja që Shabani Nonda të ikte dhe unë të zija vendin e tij. Ai nuk u transferua dot te Galatasaray dhe gjithçka u prish 30 minuta para mbylljes së merkatos. E konsideroj Romën një skuadër të madhe, sepse në ato vite luftonte për titull”, ka thënë Bogdani.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet fqinje kanë regjistruar numër në rritje të rasteve të…