Bogujevci falënderon opozitën për kontributin në Këshillin e Evropës

25 prill 2024 | 11:52

Nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka falënderuar opozitën për kontributin në votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Bogujevci në seancën e Kuvendit ka thënë se kjo tregon që kur janë ekip, arrijnë shumë.

“Falënderoja deputetin Enis Kërvan, deputetin Arben Gashi, deputetin Besnik Tahiri, deputeten Ariana Musliu Shoshi për punë dhe përkushtimin e tyre që dhanë në këtë proces. Kjo tregon se kur jemi bashkë mund të arrijmë shumë, kemi qenë ekip, dhe ashtu njihemi në asamble”, ka thënë Bogujevci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit,…