Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Sulmi seksual”

25 prill 2024 | 11:48

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.

Ekziston dyshimi se i njëjti ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës se mitur tani e një vit, andaj, me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale

“Sulmi seksual” nga neni 229 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit Xh.I., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turneu final i Kupës zhvillohet të shtunën dhe të dielën…