Bogujevci tregon se si mediat serbe deshën ta paraqesin atë si viktimë të NATO-s

30 shtator 2020 | 21:21

E mbijetuara e masakrës së Podujevës, Saranda Bogujevci, ka rrëfyer se si mediat serbe deshën që krimet serbe t’i paraqesin si të NATO-s. Ajo ka folur për qëndrimin në spital pas plagosjes së saj dhe vrasjes së anëtarëve të familjes së saj.

Ajo tha se ishte e shtrirë në një dhomë me ushtarë dhe policë serbë të plagosur në luftë dhe në një moment, aty erdhën edhe mediat serbe. Përmes përkthyeses, që ishte një pastrueses, e shtynë të thotë se është viktimë e sulmeve të NATO-s, por ajo nuk pa rrezik dhe, e tha të vërtetën.

“E kisha shumë të rëndësishme të rrëfejë atë që ka ndodhur. Ka qenë një rast kur kam qenë në një dhomë me ushtarë e policë serbë të plagosur në spital dhe kanë ardhur mediat serbe. Duhet të përmend se është bërë një propagandë nga mediat serbe me fëmijë të shqiptarëve që janë plagosur nga vetë ushtria serbe, kinse kjo ishte rezultat i sulmeve të NATO-s. Këto xhirime ata ende i shpërndajnë, se janë fëmijë shqiptarë kinse të plagosur nga NATO-ja. Në atë moment kur kanë ardhur mediat kanë ftuar njërën prej pastrueseve të spitalit me më pyet se si ka ndodhur sulmi nga NATO-ja. Aty nuk e kam kuptuar rrezikun përbrenda spitalit, u kam thënë ‘jo, nuk është prej NATO-s, por ka hyrë ushtria dhe na ka vrarë’. Dhe ndryshoi komplet disponimi, më kujtohet frika e asaj gruaje që përktheu. Në momentin që i thash unë këto fjalë, e pash frikën tek ajo, u larguan menjëherë dhe u bë një rrëmujë e madhe”, ka rrëfyer Bogujevci, tash deputete e Lëvizjes Vetëvendosje./ KTV

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë,…