Boksierët e Kosovës kthehen nga Londra me aeroplanin e ish-ministrit Pacolli

18 mars 2020 | 14:30

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur përmes një njoftimi të publikuar nëpër rrjete sociale se boksierët kosovarë janë duke u kthyer nga Londra në Prishtinë, pasi kishin mbetur në Angli shkaku i situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ekipi i boksierëve kosovarë ndodhej në Londër, ku po merrte pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, por që organizatori vendosi të hënën të pezullojë garat shkaku i përhapjes së koronavirusit Covid-19, transmeton Gazeta Express.

Me këtë rast, ekipi kishte mbetur në Londër, pa zgjidhje për t’u kthyer në Kosovë, shkaku i ndërprerjes së të gjitha fluturimeve për në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, të ndihmuar nga zëvendëskryeministri Abdullah Hoti dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së djeshme kanë shqyrtuar opsione të ndryshme për kthimin e delegacionit të boksit nga Londra në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

“Zgjidhja është gjetur falë humanitetit të ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili ka ndërmjetësuar me zyrtarët në Londër, konkretisht ish-ministrin të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, sot aeroplani privat i tij ka marrë delegacionin e boksierëve, të cilët janë nisur për në Prishtinë”.

“Komiteti Olimpik i Kosovës, MKRS dhe Qeveria i janë mirënjohës veprimit të ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili edhe një herë shprehu gatishmërinë e tij që t’u dalë në ndihmë sportistëve të Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…