Boksierët e Kosovës sërish nuk lejohen të hyjnë në Serbi

24 tetor 2021 | 13:56

Boksierët e Kosovës sërish nuk janë lejuar të hyjnë në Serbi për të marrë pjesë në Botërorin në Beograd.

Kështu ka njoftuar nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi.

“Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua as sot të hyjë në Serbi, për Kampionatin Botëror të boksit, që mbahet në Beograd”, ka shkruar Krasniqi.

Atyre një ditë më parë u është pamundësuar hyrja në Serbi, pavarësisht dy tentativave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i OSCE-së në Kosovë ka me dije se do…