Boksieri nga Kosova, Altin Zogaj shpallet kampion i Evropës

19 qershor 2023 | 01:28

Shqiptari nga Kosova, Altin Zogaj të shtunën është shpallur kampion i Evropës në peshat e lehta, IBO.

Boksieri nga Kosova triumfoi të shtunën mbrëma ndaj italianit, Riccardo Valentino, për të fituar titullin e më të mirit në Evropë në Federatën e IBO.

Meçi u zhvillua në Stuttgart të Gjermanisë, teksa Zogaj fitoi me vendim unanim të gjytarëve.

Kësisoj, Zogaj vazhdon me formën e jashtëzakonshme dhe pa humbje.

Nga 12 meçe të zhvilluara deri më tani, Altin Zogaj ka po aq fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë e dinë që në një dasmë nuk preferohet…