Bonaventura rikthehet pas 9 muajsh

29 nëntor 2018 | 11:20

Giacomo Bonaventura është operuar me sukses në një klinikë në Pittsburgh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është dhënë nga bashkëshortja e mesfushorit të Milanit dhe përfaqësueses italiane, e cila ka falënderuar stafin mjekësor për përkujdesjen.

“Operacioni përfundoi me sukses. Falënderojmë mjekët që punuan për operacionin e Giacomos dhe të gjithë që na kanë mbështetur këto ditë”, ka deklaruar bashkëshortja e mesfushorit. Ndërkohë, bashkë me përfundimin e operacionit, kanë dalë edhe afatet e para të rikuperimit të plotë të Bonaventurës, i cili, sipas parashikimeve, pritet të kthehet në fushë pas 8-9 muajsh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Paqes Universale dhe Federata Ndërfetare dhe Ndërkombëtare për…