Bonucci pensionohet pas një viti

17 maj 2023 | 13:59

Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, Leonardo Bonucci e ka konfirmuar pensionimin në fund të kontratës së tij me Juventusin.

Bonucci do të pensionohet nga futbolli aktiv gjatë vitit të ardhshëm (2024). Përmes një interviste, ai tregoi se nuk do të vazhdoj karrierën pas përfundimit të kontratës me “Zonjën e Vjetër”.

“Kur të pensionohem pas një viti, një epokë e mbrojtjes do të përfundojë. Jam shumë krenar me atë që kam bërë te Juventusi”, ishin fjalët e mbrojtësit italian

36-vjeçari gjatë karrierës ka arritur të fitoj tituj të mëdha, përfshi këtu 9 Serie A, 4 Kupa të Ligës dhe 5 Super Kupa.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ajka për në fund”. Edicioni 2022-23 në Prince Caffe Superligë…